Barcelona i jep sinjal në distancë Realit të Madridit duke u kundërpërgjigjur me një fitore në transfertën e Eibarit një ditë pas suksesit të “Los Blancos” ndaj Malagas. Skuadra katalanase nuk e pati aspak të vështirë për të kaluar në transfertën e modestëve të Eibarit ku u imponua me rezultatin 3-0. Luis Suarez, Neymar dhe Lionel Messi e bënë më të thjeshtë ndeshjen e blaugranave që kaluan në avantazh në minutën e 31 me uruguaianin, i cili goditi nga kufiri i zonës së rreptësisë.
5 minuta pas rikthimit të skuadrave në fushën e lojës, Lionel Messi besoi te një harkim duke djegur në kohë portierin Yoel. Goli i 15 për argjentinasin këtë sezon që konfirmohet bomberi i skuadrës së Luis Enriques. 18 minuta më vonë ishte sërish radha e Luis Suarez i cili hipotekoi fitoren për Barcelonën.
Në minutën e parë kishte kohë edhe për golin e brazilianit Neymar. Një sukses që e ruan diferencën me kryesuesit e Realit në 5 pikë dhe mban ende të gjalla shpresat e titullit për skuadrën katalanase.

















