Të enjten mbrëma, Barcelona zbuloi logon e re të klubit që do të shfaqet në fanellat e ekipit të parë për sezonin e ardhshëm.
Para kësaj, megjithatë, ajo duhet të miratohet me shumicë në asamblenë e anëtarëve më 20 tetor.
Risi kryesore është se shkronjat ‘FCB’ janë zhdukur, pasi klubi e kupton se këto akronime nuk kanë më asnjë përdorim sepse ekipi i parë dhe klubi në nivel institucional janë identifikuar nga FC Barcelona, ndërsa klubi tjetër është i njohur si Barca.

Përveç kësaj, ato ishin inicialet që mund të çonin në keqkuptime sepse të njëjtat përdoren nga Bayern Munich.
Zëdhënësi i Bordit, Josep Vives, ishte përgjegjës për shpjegimin dhe ndryshimit në një konferencë shtypi.

“Ky ndryshim korrespondon me strategjinë e markës”.
Barcelona . (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)
“Gjatë gjithë historisë klubi e ka përditësuar rregullisht logon e saj dhe tani do t’i japim më shumë rëndësi ngjyrave të Barcelonës me topin që është në qendër do të jetë më i madh”, ka thënë ai. /Telegrafi/
















