Komisioni Evropian i ka urdhëruar shtatë klube futbolli në Spanjë, përfshirë edhe Barcelonën dhe Real Madridin që t’ia kthejnë qeverisë shumën totale prej 70 milionë eurove.
KE ka thënë se fondet qeveritare kanë krijuar epersi të padrejtë ndaj klubeve të tjera dhe kjo ka shkelur rregullat e BE-së.
Komisioni ka shtuar se autoritetet spanjolle duhet të kthejnë paratë nga Barcelona, Madridi, Valencia, Atletiko e Bilbaos, Osasuna, Elche dhe Hercules.
Në njoftim gjithashtu thuhet se Reali i Madridit, Barcelona, Atletiko e Bilbaos dhe Osasuna duhet të kthejnë secila nga 5 milionë euro secila.
Reali i Madridit gjithashtu duhet të kthej edhe 18.4 milionë euro të tjera për shkak të një marrëveshje të mbivlerësuar rreth një hapësire toke të dhënë për fushë trajnimi në vitin 1998.