Barcelona po kërkon një sulmues të ri për të nënshkruar në afatin kalimtar veror si zëvendësues të Luis Suarezit.
Sulmuesi uruguaian ka rënë në formë këtë sezon, por edhe mosha e tij ka bërë që klubi katalunas të shikojë për zëvendësuesin e tij.
Është gazeta katalunase Mundo Deportivo që raporton se Barcelona dëshiron të sjellë një sulmues të ri për sezonin e ardhshëm.
Sipas këtij mediumi, klubi nga Camp Nou ka tre emra në listën e tyre të ngushtë, ndërsa një emër i katërt shihet si rezervë.
Skuautët e Barcelonës aktualisht thuhet se po ndjekin sulmuesin e Benficas, Luka Jovic, aktualisht në huazim te Eintracht Frankfurt, sulmuesin e Sevillas Andre Silva, i huazuar nga Milani dhe Maxi Gomezin e Celta Vigos.
Maxi konsiderohet i preferuari në këtë fazë, edhe pse klauzola e blerjes prej 50 milionë eurosh mund të bëhet pengesë e transferimit.
Gjithashtu drejtuesit e klubit katalunas janë duke u ndjekur dyshen e Lille, Rafael Leao dhe Nicolas Pepe.
Gjatë ditës është përfolur edhe emri i Marcus Rashford, ndërsa në të kaluarën Barcelonë edhe lidhur edhe me Harry Kane e Mauro Icardin. /Telegrafi/