Barcelona ka marr lajme të këqija para ndeshjes ndaj Real Madridit
Sipas informacioneve të fundit nga ‘RAC1’, mbrojtësi i majtë i katalunasve, Jordi Alba, ka pësuar një lëndim në ndeshjen Rumani – Spanjë, e cila përfundoi pa gola 0:0.
Sipas mediave në Spanjë, Alba ka ndrydhur nyjën e këmbës dhe rrezikon seriozisht që ta humb ‘El Clasicon’ e 2 prillit, që zhvillohet të shtunën në ‘Camp Nou’.
Gjatë ditës së sotme, Alba do t’i kryejë testet mjekësore për të parë shkallën e dëmtimit. Kujtojmë se Andres Iniesta dhe Ivan Rakitic nuk udhëtuan me Kombëtaret e tyre për shkak të disa shqetësimeve, por dyshja e mesfushës së Barçës duket të jenë të gatshëm për mbrëmjen e së shtunës.