Një pasqyrë e re e statusit të Dani Alves në librat e historisë së Barcelonës është publikuar sot në internet.
Kjo vije pasi brazilianit iu dha një goditje nga ish-klubi i tij disa ditë më parë.
Pasi u bë e ditur se Alves ishte shpallur fajtor për sulm seksual dhe më pas u dënua me katër vjet e gjysmë burg, “Blaugranët” morën masa të shpejta.
Në të gjithë uebsajtin e Barcelonës dhe kanalet zyrtare të klubit, mbrojtësit të dikurshëm iu hoq statusi i legjendës.
Alves ishte një nga 102 lojtarët në historinë e Barçës, përpjekjet e të cilit u shpërblyen me një pozicion “legjendar”.
Githsesi, 40-vjeçari vazhdon të jetë ende në mesin e atyre futbollistëve, pasi klubi ka ndryshuar vendimin.
“AS” ka raportuar së fundmi se Barcelona ka rishqyrtuar vendimin dhe Alves ka rifituar vendin e tij të dikurshëm, si legjendë, në kanalet zyrtare të klubit.
Ish-mbrojtësi i krahut të djathtë ka fituar çdo gjë të mundshme me fanellën e Barcelonës.