FC Barcelona’s Lionel Messi, from Argentina, reacts after scoring during a Spanish La Liga soccer match against Espanyol at the Camp Nou stadium in Barcelona, Spain, Sunday, Dec. 7, 2014. (AP Photo/Manu Fernandez)
Messi mund të largohet nga Barcelona. Një titull provokues i të përditshmes madrilene “Marca” që gjithsesi duhet marrë në konsideratë, bazuar në telashet që ylli argjentinas po has me drejtësinë spanjolle. Në 10 ditë, fituesi i 5 topave të artë ka marrë dy goditje të rënda duke pasur parasysh edhe disfatën në finalen e Kupës së Amerikës. Një moment vërtet delikat për numrin 10 që sipas gazetës spanjolle, po e bën të reflektojë dhe në këtë aspekt, nuk përjashtohet as mundësia e një vendimi të papritur. Ai hoqi dorë nga Kombëtarja e Argjentinës dhe nuk është aspak habi që një veprim të tillë ta bëjë për një tjetër fanellë me të cilën është lidhur shumë, atë të Barcelonës.
Aktualisht ai ka në tavolinë kontratën e re të propozuar nga klubi katalanas për rinovimin, por paratë nuk kanë asnjë lidhje me vendimin që ai do të marrë. Messi nuk kërkon të nxitohet sepse ka ende edhe dy vjet në kontratë dhe ai synon të marrë kohë për të reflektuar gjatë. Barcelona është në dijeni të momentit negativ që po kalon Leo dhe frika më e madhe është që ai të vendosë për një ndryshim radikal në jetën e tij. Ofertat faraonike nuk mungojnë, por thelbi nuk është ky, vendimi për rinovimin ose jo të kontratës nuk lidhet aspak me ofertën ekonomike, nëse Messi largohet nga Barcelona, ajo që do ta shtyjë do të jetë dëshira për ta përë futbollin ndryshe edhe pse ai është njeriu simbol i klubit “Blaugrana”.