Një lajm i publikuar nga e përjavshmja gjermane “Welt am Sonntag”, potencon se UEFA po mendon të përjashtojë Barcelonën nga Liga e Kampionëve për dy deri në tri vjet për çështje që lidhen me respektimin e Fair Play Financiar.
Shkak për sanksionin e mundshëm do të ishte shkelja e pretenduar e rregullores financiare të UEFA-s, sipas së cilës klubet janë të detyruara të kompensojnë shpenzimet me të ardhurat përkatëse.
Klubi spanjoll mbylli sezonin 2022-2023 me një fitim neto prej 303.71 milionë euro, më i lartë se sa pritej, por rezultat i të ardhurave të paparashikuara kontabël prej 208.16 milionë eurosh që rrjedhin nga operacioni i “Barça Vision” lidhur me të drejtat televizive të titulluara (d.m.th. të shitura në avancim, një operacion i përbashkët për pothuajse të gjitha klubet në Evropë).
Nëse nuk do të kishte pasur këto të ardhura shtesë, sipas gjetjeve fillestare të UEFA-s, rezultati neto do të kishte qenë shumë më i ulët se sa pritej, do të kishte kompromentuar diferencën për kufirin e pagave 2023-2024 dhe do ta kishte bërë edhe më të vështirë për klubin për ta rregulluar gjendjen financiare.
Mësohet se UEFA do të vazhdojë këtë hetim deri në detaje dhe në rast se konfirmohen këto spekulime, atëherë gjiganti katalanas mund të përballet me një tjetër situatë të vështirë.