Barcelona ka mposhtur Atletico Madridin në derbin e kësaj jave në La Liga.
Katalunasit ia shkaktuan humbjen e parë Atleticos sivjet duke përfunduar takimin me rezultat 2 me 1.
Madrilenët kaluan në epërsi në minutën e 51-të kur Fernando Torres mposhti Ter-Stegen me një goditje të lehtë, por Barça shumë shpejtë u rikthye në lojë.
Katër minuta më vonë realizoi Neymar për 1 me 1 ndërsa për rezultatin përfundimtar 2 me1, u përkujdes Lionel Messi në minutën e 77.