Neymar u largua për 222 milionë euro në verën e vitit 2017, ndërsa që atëherë Blaugranat kanë harxhuar 533 milionë euro për blerje të tjera.
Katër lojtarë të rinj tashmë janë konfirmuar vetëm në këtë dimër, me të fundit Frenkie de Jong, që është një lëvizje e madhe pasi u ble 75 milionë euro dhe 11 milion euro të tjera bonuse, duke e rritur librin e shpenzimeve të Barcelonës.
Është i dyti janar i njëpasnjëshëm, ku katalanasit po nxjerrin para nga xhepat e tyre për të blerë lojtarë, qofshin ato rregullime afatshkurtra, ose për të ardhmen.
Në sezonet 2013/14, 2014/15, 2015/16 dhe 2016/17, Barcelona nuk kishte shpenzuar një cent të vetëm për ta përforcuar skuadrën.
Tani, megjithatë, nevojat e ekipit ishin, ku erdhën emra si Jeison Murillo e Kevin-Prince Boateng.
Kevin-Prince Boateng . (Photo by David Ramos/Getty Images)
Këtë dimër ata kanë ndarë 77 milionë euro për të shpenzuar.
75 milionë euro u paguan për De Jong dhe nga një milion për huazimet e Murillo dhe Prince , ndërsa Jean-Clain Todibo do të mbërrijë falas në verë.
Në janarin e kaluar, klubi shpenzoi 131.8 milionë euro, nga të cilat shumica shkuan për Philippe Coutinho (120 milionë euro), ndërsa të tjerat për Yerry Minan.
Philippe Coutinho gjatë prezantimit te Barcelona (Foto: Getty Images)
Shpenzimet e mëdha janë rritur prej se Neymar ka ikur, ku kluni nuk ka zgjedhur rrugë për tu përforcuar.
Fillimisht u shpenzuan 198 milionë euro për Ousmane Dembelen dhe Paulinhon, lëvizjet e të cilëve të kombinuar me dimrin e ardhshëm, shkuan në 329 milionë euro.
Vera e vitit 2018 solli shpenzime 128 milionë euro, me nënshkrimin më të shtrenjtë Malcom që erdhi për 41 milionë euro.
Malcom
Ky afat ende nuk është mbyllur dhe mund të arrihet edhe marrëveshja për Adrien Rabiot.
Ka ende edhe një javë në këtë afat kalimtar, ku Eric Abidal ende po punon dhe mund ta mbyll edhe ndonjë marrëveshje, që Barcelonës mund t’i kushtojë edhe disa miliona të tjerë. /Telegrafi/

















