Barcelona 2-0 Malaga, notat e lojtarëve (Foto)

E publikuar: 22/10/2017 05:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Barcelona ka fituar ndaj Malagas me rezultat 2-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e nëntë të kampionatit spanjoll.

Gjiganti katalunas i është kthyer fitoreve në La Ligas pas barazimit ndaj Atletico Madridit, duke vulosur dominimin në këtë fillim sezoni.

Golat në këtë takim për skuadrën e Ernesto Valverdes u shënuan nga Gerard Deulofeu (2’) dhe Andres Iniesta (56’).

Megjithatë, lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte Lionel Messi, i cili u notua me 8.3, ndërsa nota më e ulët shkoi për Adrian Gonzalez me notë 5.6.

Te Barcelona vlerësim të lartë patën edhe shënuesit e ndeshjes, Deulofeu dhe Iniesta. /Telegrafi/

Barcelona:

Suarez ishte lojtari më pak i vlerësuar

Malaga: 

Dështuan edhe Rolon dhe Rolan