Barça u kthehet fitoreve, shkëlqen Messi

E publikuar: 10/12/2016 16:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Katalunasit arritën të mposhtin Osasuna me rezultat bindës, pas tri barazimeve me radhë në La Liga

Lionel Messi ka inspiruar Barcelonën në fitoren e parë pas tri barazimesh me radhë në La Liga.

Katalunasit u treguan më të fortë se Osasuna, skuadër të cilën e mposhtën 3-0.

Protagonist në fitore me dy asiste ishte Jordi Alba, i cili shërbeu fillimisht për Luis Suarez për të zhbllokuar rezultatin, ndërkohë që më vonë arriti të jepte një pasim të saktë për Lionel Messi.

Në kohën shtesë asi argjentinas shënoi edhe një tjetër gol, duke e çuar në 11 golat e shënuar në këtë sezon për t’u bërë golashënuesi më i mirë për momentin.