Barcelona di ta bëjë Barcelonën edhe pa Lionel Messin. Skuadra Katalanase fitoi me përmbysje në Camp Nou ndaj Bayer Leverkusen, që deri në minutën e 80 kryesonte falë golit të Papadoupulos në zhvillimet e një goditjeje dënimi në minutën e 22-të të takimit. Pikërisht 10 minuta para përfundimit të kohës së rregullt, Sergi Roberto i asistuar nga Suarez, ndërsa dy minuta më pas sulmuesi uruguajan shtangu portierin Leno me një goditje spektakolare nga jashtë zonës.
Po në Grupin E zhgënjeu Roma, që u mposht 3-2 nga Bate Borisov. Verdhekuqtë u shtangën që në pjesën e parë me vendasit që realizuan tre gola brenda gjysmë ore lojë. Formacioni i Rudi Garcias reagoi në pjesën e dytë duke gjetur dy herë rrjetën me Gervinho dhe Torosidis, por pa mundur të merrte pikë ndaj një kundërshtari inferior në letër.
Në Grupin F nuk njeh kundërshtarë Bayerni i Mynihut, që e kishte si shëtitje sfidën e Allinaz Arenas ndaj Dinamos së Zagrebit. Një tregolësh i Robert Lewandowskit, sulmuesit të momentit te kampionët e Bundesligës si dhe finalizimet e Douglas Costas dhe Mario Gotzes, vulosën fitoren e thellë 5-0 të skuadrës së Pep Guardiolës ndaj ekipit Ballkanas. Komplokon gjithcka Arsenali, që u mposht 2-3 në Emirates nga Olympiakos. Golat e Walkot dhe Sanchez u bënë të pavlefshëm nga një autogol i Ospinas dhe rrjetat e Pardo e Finbogason.
Porto i jep një mësim një portugezi si Jose Murinho, duke mposhtur 2-1 Chelsean në një sfidë të dominuar nga skuara e Lopeteguit. Në fillim shënoi Andre për vendasit por barazoi Willian me një goditje të lirë, ndërsa Maicon shënoi golin e fitores për Porton në minutën e 52. Po në Grupin G Dinao e Kievit mposhti 2-0 Maccabin e Telavivit.
Në Grupin H Lyoni zhgënjeu në shtëpi ndaj Valencias, që mori tri pikë falë golit të Fhegouli, ndërsa Zeniti i Shën Persburgut koleksionoi fitoren e dytë në grup teksa kaloi 2-1 belgët e Gentit./SS/