Eibari nuk ishte kundërshtar i denjë për Barcelonën, skuadër të cilën e mposhti para tifozëve në Estadio Municipal de Ipurua me rezultat 2-0.
Ekipi vendas mbrohej mirë gjatë pjesës së parë dhe lojën e kishte të bazuar në kundërsulme.
Mysafirët nga ana tjetër nuk dukeshin edhe aq të frymëzuar për lojë, megjithatë arritën të shënonin një herë.
Ekiza shkaktoi penalti duke ndalur me dorë goditjen e Lionel Messit, i cili e konvertoi në gol njëmbëdhjetëmetërshin (31’).
Rrallë ndodh që Leo Messi të jetë i rrezikshëm gjatë harkimeve nga këndi, mirëpo ndodhi në këtë ndeshje.
Argjentinasi ishte i pamarkuar dhe Ivan Rakitic gjeti pikërisht kokën e tij, ndërsa 27-vjeçari e dyfishoi epërsinë (55’).
Katër pikë është diferenca e Barcelonës me Real Madridin që këtë javë luan kundër Levantes. /Telegrafi/