Barça e zgjedh sulmuesin për sezonin e ardhshëm

E publikuar: 07/04/2024 21:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Barcelona po mundohet ta mbyllë sezonin aktual në mënyrën më të mirë të mundshme dhe më pas të koncentrohet në afatin kalimtar të verës.

Sipas mediumit “Fichajes.com”, ndër objektivat e “Blaugrana” figuron edhe emri i Benjamin Sesko, përcjell express.

Sulmuesi i lindur në vitin 2003 po shkëlqen në fanellën e Leipzigut, duke i shënuar 12 gola e duke i bërë 2 asistime në 36 ndeshje deri tash.

Por, katalunasve nuk iu mungon konkurrenca.

Për Sekho në fakt janë të interesuar edhe Arsenali, Chelsea e Napoli.

Në muajt e kaluar është folur edhe për një interesim të Milanit, i cili gjatë verës që vjen sigurisht se do ta marrë një sulmues të ri në vend të Olivier Giroud.

Natyrisht, gjërat mund t’i komplikojë edhe situata ekonomike e Barçës.

Për t’i siguruar shërbimet e Sekhos duhet të paguhet klauzola e shkëputjes së kontratës prej 50 milionë eurosh.

Për ta paguar këtë shifër, drejtori sportiv Deco duhet t’i shesë disa lojtarë në mënyrë që t’ju përshtatet rregullave të “Fair Play” financiar.