Shqipëria ka barazuar pa gola në ndeshjen e zhvilluar ndaj Marokut në Loro Borici.
Kuqezinjtë, e nisën mirë dhe kishin më shumë raste në këtë ndeshje miqësore.
Rastin më të mirë në pjesën e parë e kishte Sokol Cikalleshi i cili pas një asistimi të bukur nga Hysaj nuk qëlloi portën me kokë.
Në pjesën e dytë rrezikuan edhe me Lenjanin, Cikalleshin dhe Sadikun, por pa sukses.
Kjo ishte ndeshja e parë pa Lorik Canën, ndërsa kapiten ishte Mavraj. De Biasi provoi shumë lojtarë në pjesën e dytë duke ndërruar pothuajse gjysmën e skuadrës.
Shqipëria me 5 shtator do të përballet me Maqedoninë në ndeshjen e parë kualifikuese.




















