Tri skuadrat vendëse, Besa, Trepça ’89 dhe Kosova e Vushtrrisë kanë shënuar fitore, ndërsa ndeshja kryesore ndërmjet Prishtinës dhe Vëllaznimit në kryeqytet ka përfunduar baras pa gola 0:0.
Ndeshja derbi e kësaj xhiroje ndërmjet Prishtinës dhe Vëllaznimit ka përfunduar me rezultatin e fillimit 0:0.
Prishtina ka dominura ndeshjen nga fillimi e deri në fund, por pa arritur të shënoj të paktën një gol, që do ta bënte dallimin në këtë takim.
Pas këtij barazimi, Prishtina bie në pozitën e tretë me 39 pikë, tetë më pak se sa Feronikeli në vendin e parë, ndërsa Vëllaznimi mbetet në vendin e tetë me 27 pikë.
Besa-Istogu 1:0
Ndeshja tjetër derbi ndërmjet Besës dhe Istogut, i ka takuar skuadrës vendëse, e cila fitoi me rezultat minimal 1:0, me golin e shënuar nga Mensur Duraku nga pika e bardhë.
Istogu ka mundur të barazoj rezultatin, pasi Besa nga minuta e 74 mbeti me një lojtar më pak pas përjashtimit të portierit.
Pas kësaj fitoreje Besa ngritët në vendin e dytë me 41 pikë, 6 më pak se sa Feronkeli në vendin e parë.
Trepça ’89-Ferizaj 4:0
Trepça ’89 ka deklasuar Ferizajn me rezultat të thellë 4:0, për të mbetur kështu në garë për titullin e kampionit të Kosovës.
Golat për Trepçën ’89 i shënuan Blerand Kurtishaj dy, Kushtrim Lushtaku dhe Berat Hyseni.
Pas kësaj fitoreje Trepça ’89 mbetet në vendin e pestë me 37 pikë, ndërsa Ferizaj në vendin e parafundit me 17 pikë.
Kosova e Vushtrrisë-Trepça 2:1
Kosova e Vushtrrisë ka shënuar fitore të merituar përballë Trepçës me rezultat 2:1.
Golat për skuadrën vendëse i shënuan Daut Maxhuni dhe Veton Shabani, ndersa për Trepçën shënoi Bujar Rama.
Pas kësaj fitoreje Kosova e Vushtrrisë mbetet në vendin e gjashtë me 37 pikë, ndërsa Trepça në vendin e fundit me 16 pikë.
/express/