Presidenti amerikan, Barack Obama, mori postin shtatë vjet më parë, duke u zotuar se do t’u jepte fund luftërave të pararendësit të tij, George W. Bush.
Më 6 maj, me vetëm tetë muaj para se të largohet nga Shtëpia e Bardhë, Obama shënoi një të arritur të zymtë, që u vërejt prej shumë pak njerëzve, transmeton “Koha Ditore”. Ai tani ka qenë në luftë më gjatë se Bushi, apo ndonjë president tjetër amerikan.
Po qe se SHBA-ja mbetet në luftë në Afganistan, Irak dhe Siri deri në fund të mandatit të Obamas – gjë që është pothuajse e sigurt, duke pasur parasysh paralajmërimin e kohe mëparshëm të presidentit për dërgimin e 250 forcave shtesë të operacioneve speciale në Siri – ai do të lërë prapa vetes një trashëgimi si presidenti i vetëm në historinë amerikane që dy mandatet e plota i ka shërbyer me vendin e tij në luftë.