Përbërësit:
25 gjethe bar veshi
1 kg mjaltë
1 limon
10 karafila
1 lugë çaji kanellë pluhur
gjysëm luge çaji shafran i Indisë
arrëmyshk pluhur
Përgatitja:
25 gjethet bar veshi duhet të grihen imët, të blendohen dhe të futen në një kavanoz qelqi me 1 kg mjaltë. Lëngu i limonit, 10 karafilat, 1 lugë çaji kanellë, gjysëm lugë çaji shafran i Indisë dhe pak arrëmyshk pluhur duhet të shtohen në kavanoz.
Përbërësit duhet të përzihen me lugë druri dhe pastaj kavanozi duhet të mbyllet dhe të lihet në temperaturë dhome për 24 orë.
Të rriturit duhet të konsumojnë nga një lugë gjelle nga ky mjaltë tri herë në ditë, ndërsa fëmijët nga një lugë çaji dy herë në ditë.

















