Banori në lagjen Qafa të Prishtinës: S’ka të bëjë diçka politike me LDK’në janë kanë kabllot aq keq, i kemi këput po se kemi ditë të kujt janë apo a janë funksionale

E publikuar: 22/04/2020 09:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Banorët e lagjes te Qafa në Prishtinë kanë deklaruar se gjatë pastrimit, i kanë këputur rastësisht kabllot e internetit të zyrave të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Zyrtarë të LDK’së dje gjatë ditës kanë bërë të ditur se në zyrat e partisë janë këputur kabllot e internetit, derisa, këtë e kanë transmetuar si sulm nga dikush.

Me këtë rast tashmë është duke u marrë edhe Policia e Kosovës.

Megjithatë, banorët e asaj lagje po thonë se kabllot janë këputur nga ta, kur ishin duke pastruar atë hapësirë.

“Ska të bëjë diçka politike, janë kanë kabllot aq keq, që i kemi këput po se kemi ditë të kujt janë apo a janë funksionale”, ka deklaruar dikush nga banorët.