Banorët e Shkozës janë gdhirë të rrethuar sot në mëngjes nga Policia, pasi IKMT-ja ka nisur shembjen e banesave të para pranë urës së Shkozës, aty ku do të fillojë projekti për Lanën.
Osman Hysa, një i moshuar, deklaroi se asnjeri prej tyre nuk ka pasur dijeni për nisjen e shembjeve sot. “Nuk kemi marrë asnjë letër, – tha ai. – Asnjë banor nuk ka marrë asnjë letër në dorë për prishjen e objekteve.”

















