Shumica e kryeqytetasve që banojnë në ndërtesat kolektive janë të privuar nga e drejta e tyre për të parkuar veturën në parkingjet rreth ndërtesave ku jetojnë.
Ato hapësira zihen nga makinat e lagjeve të tjera. Më se keqi këtë po e vuajnë banorët që jetojnë në Qendër të Prishtinës, në kompleksin në mes të rrugës “Rexhep Luci” deri të sheshi “Zahir Pajziti”.
Banorët po kërkojnë që t’u kthehet parkingu, ashtu siç e kanë pasur para katër vjetëve. Në vitin 2009 Komuna ka investuar në ndërtimin e infrastrukturës brenda atij kompleksi të banesave, duke asfaltuar hapësirat dhe trotuaret përreth banorëve e që me projekt ishte planifikuar edhe parkimi i 140 automjeteve të banorëve.