Fillimisht ndodhi një shpërthim i madh, më pas u shfaq një dritë e madhe që pasoi me re tymi mbi qiellin e qytetit të New York-ut.
“Një aktivitet paranormal, një dritë e kaltër fluroshente”, ka deklaruar 28-vjeçari Bill San Antonio që po shikonte qiellin nga brendësia e terminalit të aeroportit La Guardia, transmeton Telegrafi.
“Menduam se ishin UFO-të”, ka thënë Yiota Androtsakis, banor i Astorias.
Blue skies in New York, what’s going on? 😱 pic.twitter.com/yBPKeYeh44
— Andres Rios (@_andresrios11) December 28, 2018
Por, ai nuk ishte i vetmi që besoi në këtë teori, pasi qindra banorë publikuan pamjet e këtij momenti në rrjetet sociale, ku besonin se ishin pushtuar nga alienët.
Megjithatë, zyrtarët lokal kanë njoftuar se e gjithë kjo ka ndodhur si pasojë e shpërthimit të transformatorit.
Light show over northern Manhattan just now? Plus distant humming? pic.twitter.com/28PilJtgJQ
— Samson Zhang (@wwsalmon) December 28, 2018
“Nuk raportohet për të lënduar, apo ndonjë zjarr që ka shkatërruar ndonjë objekt”, thuhet në komunikatën e policisë së New Yorkut, duke shtuar se nuk kanë ndonjë person të dyshimtë që mund të ketë pasur gisht në shpërthimin e transformatorit të rrymës në centralin elektrik në Queens. /Telegrafi/