Kosovës nuk i duhen asgjë banka të cilave nuk jua sheh hajrin as biznesi e as qytetari. Kështu pak a shumë ishte mesazhi i dhënë një javë më parë nga zyrtarët e Fondit Monetaar Ndërkombëtarë
Sipas Fondit, u la të kutohet se këto institucione financiare nuk i kontribuojnë zhvillimit ekonomik nëse vetë0 janë të mbikqyrura mirë dhe kanë likuiditet të mjaftueshëm e fitojnë shumë në një treg të vogël.
“Por, pavarësisht shëndetit të mirë të bankave dhe të likuiditetit të mjaftueshëm, kreditimi mbetet i ndrydhur, pjesërisht për shkak të mjedisit në të cilin veprojnë bankat”, ishte porosia e ekipit të FMN-së, të kryesuar nga Jacques Miniane.
Kjo, sipas tij, po ndodhë për shkak të niveleve të larta të informalitetit dhe një sistem ligjor joefikas të ekonomisë. Për këtë edhe normat e interesit janë të larta dhe bankat aplikojnë kërkesa të larta të kolateralit.
Në këtë situatë, çasja e bizneseve dhe qytetarëve në financa gjithnjë e më shumë po vështirësohet. Komuniteti i biznesit ankohet vazhdimisht për kushte të pa volitshme që ofrojnë bankat komerciale në vend dhe ashpërsim të kritereve për kreditim.
Por, dikush mendon se kriteret e bankaave duhet të jenë edhe më të ashpra se që janë.
Është kreu i shoqatës së Bankave të Kosovës, Petrit Balia, i cili në një deklaratë për Evropën e Lirë duke folur për normat e interesit të cilat kritikohen nga bizneset, ka thënë se të se normat e interesit për kredi janë më të ulëta se që kanë qenë ndonjëherë dhe se kriteret duhet të jenë të ashpëra.
“Kriteret duhet të jenë të ashpëra për mendimin tim pasi që bankat duhet të ruajnë stabilitetin e tyre, siç dihet prioritet i prioriteve duhet të jetë siguria e depozitave bankare dhe ne nuk guxojmë të marrim riske të paarsyeshme dhe kriteret duhet të jenë serioze dhe të ashpra”, vlerëson ai.
Pasqyrat financiare të bankaave tregojnë për ngadalësim të kreditimit pavarësisht se është shënuar rënie e normave të interesit në vitin e fundit.
Tani norma e interesit në kredi sillet rreth 9.3 për qind, derisa shuma e përgjithshme e kredive që qytetarët kanë në bankat komerciale ka arritur në 1.85 miliard euro.
Ndërkaq, sa i përket depozitave, ato vazhdojnë të rriten dhe tani jënë mbi 2.4 miliardë euro të qytetarëve të Kosovës që mbahen në bankaat komerciale të vendit me 0.8 për qind normë të interest.
Megjithatë, edhe norma njëshifrore e interesit për kredi shihet si e pamjaftueshme për ndikim në zhvillim të vendit si nga komuniteti i biznesit ashtu edhe nga FMN.
Në Bankën Qendrore të Kosovës thonë se përcaktimi i normës së interesit paraqet një proces kompleks që ndikohet nga një numër i madh faktorësh të cilët përfshijnë faktorë të brendshëm të bankave si dhe faktorë të jashtëm që kryesisht kanë të bëjnë me ambientin e përgjithshëm afarist ku operojnë bankat.
Besnik Kada, zyrtar për informim në BQK thotë se rënia e normave të interesit në kredi në periudhën e fundit reflekton zvogëlimin e shpenzimeve të bankave dhe poashtu besimin e bankave në ambientin e përgjithshëm ekonomik në vend, ku prospektet rreth aktivitetit ekonomik vazhdojnë të jenë pozitive.
“Me gjithë progresin e deritanishëm, konsiderojmë se përmirësimi i mëtejmë i efikasitetit të bankave, në bashkëveprim me përmirësimin e mëtejmë të ambientit afarist në vend, mund të çojë në rënie të mëtutjeshme të normave të interesit në kredi. Në këtë kontekst, është e domosdoshme rritja e mëtejme e efikasitetit operacional të bankave, ku përveç proceseve të brendshme bankare, rëndësi të veçant në rritjen e efikasitetit ka edhe përmirësimi i mëtejmë i efikasitetit të gjyqësorit në adresimin e lëndëve të bankave”, thotë Kada.
Sipas tij, nevojitet ngritje e cilësisë së raportimit financiar nga bizneset si dhe investim më i madh në zhvillimin e kapitalit të tyre human si mënyrë për përmirësimin e qeverisjes së bizneseve dhe, rrjedhimisht, përmirësimin e ambientit të përgjithshëm afarist në vend.
Në përgjithësi Kosova në raport me vendet e rajonit qëndron më mirë sa i përket kredive të kqija.
Sektori bankar i Kosovës vazhdon të ketë cilësi të mirë të portofolit kreditor, me një pjesëmarrje të kredive joperformuese në gjithsej kreditë prej 8.6 për qind në janar 2015.