Banka Qendrore Greeke hodhi poshtë pretendimet e grupit të hakerave Anonymous ditën e sotme se kishin aksesuar të dhëna konfidenciale duke thënë se materiale për të cilat pretendon grupi janë publike për të gjithë.
Anonymous u përgjigj duke thënë se thjesht kishte testuar mbrojtjen kibernetike të Bankës dhe ishte tërhequr nga sulmi.
Ditën e Marte në faqen e Anonymous Greece në Facebook u publikua një lidhje e cila thoshte se grupi kishte shtënë në duar të dhëna të Bankës Qendrore të cilat do të publikoheshin në ditët në vijim.
Lidhja e paraqitur fillimisht nuk funksiononte. Banka tha se lidhja përmbante informacion të disponueshëm për të gjithë në uebsajtin e saj.
“Pretendimet se Banka e Greqisë është hakuar, janë plotësisht të pabaza,” tha institucioni i lartë financiar.
Anonymous sulmoi Bankën e Greqisë për herë të parë në Pranverën e këtij viti duke premtuar se fushata e saj ende nuk ka mbaruar.
“Ajo që ndodhi me Bankën e Greqisë ishte thjeshtë një test, jo një sulm i vërtetë. Ishte një paralajmërim sepse më e keqja ende ska ardhur,” tha Anonymous.
Banka e Greqisë refuzoi kërcënimet e Anonymous duke thënë: “Zbulimet e 1,217 skedarëve të cilët përmbanin vendime administrative dhe prezantime në konferenca të ndryshme, nuk janë gjë tjetër vetëm se informacion publik përmes uebsajtit të bankës.”
Vitin e kaluar Anonymous kërcënoi qeverinë Shqiptare. Në Korrik të këtij viti ata sulmuan faqen e Policisë së Shtetit. /PCWorld Albanian