
Banka Ekonomike, gjatë organizimit të mbrëmjes së bamirësisë të organizuar nga Shoqata Down Syndrome Kosova, ka dhuruar donacion për ndërtimin e qendrës që do të ofrojë shërbime për komunitetin dhe fëmijët e prekur me sindromin Down.
Ky donacion është pjesë e përkushtimit të vazhdueshëm të Bankës Ekonomike për ngritjen e vetëdijësimit dhe përgjegjësisë sociale të shoqërisë sonë.