Banka Botërore: Ndihma e qeverive për faturat e energjisë, tejet e kushtueshme

E publikuar: 26/10/2022 10:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qeverive u kushton tejet shumë ndihma ndaj secilit për faturat në ngritje të energjisë elektrike, paralajmëron Banka Botërore.

David Malpass, kryetar i këtij institucioni, ka thënë se skemat mbështetëse për COVID-19 nuk janë drejtuar nga më të cenueshmit dhe se borxhi tash do të marrë dekada për t’u larë, raporton BBC, transmeton KlanKosova.tv.

Ai ka treguar për gjigantin medial britanik se politikë e njëjtë është përpiluar për të ndihmuar njerëzit që të përballen me faturat e shtrenjta.

“Qeveritë janë duke thënë se do të kujdesen për secilin, gjë që është aq shumë e kushtueshme”, është shprehur Malpass.

Kjo, sipas tij do ta shtyjë borxhin global në nivele rekorde dhe njerëzit me shkallën më të ulët të të ardhurave do të preken më së tepërmi.