Banka Botërore ka treguar se çmimet e produkteve ushqimore në Kosovë janë rritur për 19.2 për qind. Sa i përket shteteve të rajonit, Banka Botërore rëndit Shqipërinë me inflacion 13.2 për qind, Serbinë me 19.3 për qind, Maqedoninë e Veriut me 21.5 për qind dhe Malin e Zi me 23.1 për qind.
Inflacioni i çmimeve të ushqimeve vendase mbetet i lartë në mbarë botën, sipas Bankës Botërore.Në Kosovë, inflacioni për produktet ushqimore ishte në 19.2 për qind.
Në përditësimin e saj të sigurisë ushqimore, Banka Botërore njoftoi se nga prilli deri në korrik 2022, inflacioni në produkte ushqimore është i lartë në pothuajse të gjitha vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.
92.9% e vendeve me të ardhura të ulëta, 92.7% e vendeve me të ardhura të ulëta të mesme dhe 89% e vendeve me të ardhura të mesme të larta kanë parë nivele inflacioni mbi 5%, ku shumë prej tyre përjetojnë inflacion dyshifror.
Sipas raportit të Bankës Botërore, inflacioni në produkte ushqimore për muajin qershor në Kosovë ishte 19.2 për qind.
Ndërsa, Agjencia e Statistikave ka treguar se norma vjetore e inflacionit e matur në muajin korrik 2022, me muajin korrik 2021, ishte 14.2 për qind.
Sa i përket shteteve të rajonit, Banka Botërore rëndit Shqipërinë me inflacion 13.2 për qind, Serbinë me 19.3 për qind, Maqedoninë e Veriut me 21.5 për qind dhe Malin e Zi me 23.1 për qind, shkruan Monitor.al.
Sipas raportit të Bankës Botërore, pjesa e vendeve me të ardhura të larta me inflacion të lartë gjithashtu është rritur ndjeshëm, me rreth 83.3% që përjetojnë inflacion të lartë të çmimeve të ushqimeve.
Banka Botërore njofton më tej se që nga 11 gushti 2022, indeksi i çmimeve bujqësore është 1% më i lartë se dy javë më parë.
Çmimet e misrit dhe të grurit janë 2% më të larta krahasuar me janarin 2022, ndërsa çmimet e orizit janë rreth 6% më të larta.
Krahasuar me mesataren e janarit 2021, indekset e çmimeve të misrit dhe grurit janë 20% më të larta, ndërsa indeksi i çmimit të orizit është 16% më i ulët.
Sipas Bankës Botërore, lufta në Ukrainë kishte ndryshuar modelet globale të tregtisë, prodhimit dhe konsumit të mallrave, duke ndikuar kështu që çmimet të jenë në nivele të larta deri në fund të vitit 2024, duke përkeqësuar pasigurinë ushqimore dhe inflacionin.
Pas fillimit të luftës në Ukrainë, politikat tregtare të shteteve kanë filluar të ndryshojnë.
Banka Botërore thotë se që nga 11 gushti, të paktën 23 vende kanë zbatuar 33 ndalime të eksportit të ushqimit dhe të paktën shtatë kanë zbatuar 11 masa kufizuese të eksportit.
Në mesin e shteteve që kanë ndalur eksportin është edhe Kosova, e cila ka ndaluar grurin, misrin, miellin, vajin vegjetal, kripën dhe sheqerin nga 15 prilli 2022 deri më 31 dhjetor 2022