Banka Botërore: 1 në 4 individë në Ballkan jeton jashtë vendit

E publikuar: 20/10/2024 20:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

1 në 4 individë nga Ballkani Perëndimor jeton aktualisht jashtë vendit.

Kështu bëhet e ditur në raportin e rregullt ekonomik të Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor.

Sipas raportit ndonëse emigracioni mund të sjellë sfida, si mungesa e fuqisë punëtore në vend, ai gjithashtu mund të krijojë mundësi të qarta lidhur me përdorimin e emigracionit për përfitime ekonomike, shkruan Tvklan.al.

Banka Botërore thotë se nëse menaxhohet në mënyrë efektive, migracioni mund të ndikojë pozitivisht në zbutjen e varfërisë, nxitjen e eksporteve dhe thithjen e investimeve, duke rezultuar në këtë mënyrë në krijimin e vendeve të punës dhe transferimin e njohurive.

“Remitancat mund të përmirësojnë burimet financiare për familjet e emigrantëve. Së dyti, kthimi i emigrantëve të kualifikuar mund të sjellë një “kthim të trurit’ në vendet e tyre të origjinës, ndërsa joshja nga paga më të larta jashtë vendit mund të motivojë arsimimin dhe rritjen e aftësive për ata që vendosin të qëndrojnë”.