Banja e Istogut i bashkohet masivisht vizionit të Abdixhikut: Salla plot, korridoret plot, zemrat plot

E publikuar: 26/01/2025 18:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati për kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka zhvilluar një tubim madhështor në Banjë të Istogut, ku mijëra qytetarë iu bashkuan vizionit të kësaj partie për katër vitet e ardhshme.

Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku tha se fryma e fuqishme e ndryshimit që po ndjehet në çdo qytet të Kosovës është garanci e fitores më 9 shkurt.

“Banjë e Istogut!  Tërmet elektoral! E paparë! Salla plot, korridoret plot, zemrat plot!
Mbështetje e zjarrtë e kësaj ane që na mbushi me krenari e me shpresë për të ardhmen!” – shkroi ndër të tjera Abdixhiku.

“Fryma e fuqishme që po na shoqëron kudo është thirrje e qartë popullore për ndryshim, dhe garanci se më 9 shkurt do ta festojmë fitoren e madhe.”