Në një postim të publikuar nga gazetari Lirim Mehmetaj, ai ka komentuar një ngjarje që përfshin Donika Gervallën dhe udhëheqësit e dikurshëm të Brigadës 131 “Jusuf Gervalla”, Ramush e Daut Haradinaj. Në foto, shfaqet nëna e Jusuf Gërvallës dhe gjyshja e Donikës, e cila është rrethuar nga ushtarët e Brigadës 131, një grup që ka luajtur një rol të rëndësishëm në luftën e Kosovës.
Në këtë postim, Mehmetaj thekson se Donika Gervalla, gjatë një takimi në Pejë, ka akuzuar Ramushin dhe Dautin si “banditë”, duke i quajtur ata si figura që kanë sunduar Pejën me banda të ndryshme. Sipas gazetarit, ky është një qëndrim që nuk është i drejtë, pasi brigada që ata udhëhoqën, përkundrazi, ka kujdesur për sigurinë e gjyshes së Donikës, veçanërisht kur ajo ka udhëtuar në Gjermani.
Mehmetaj shpreh keqardhjen për qëndrimin e Donikës dhe e quan atë si një individ pa atdhe, duke kritikuar ashpër deklaratat e saj. Ai bën thirrje që shqiptarët të distancohen nga njerëzit që sipas tij nuk kanë respekt për historinë dhe sakrificat e atdheut.
Postimi i plote
Banditet e Nones Ajshe…
Kjo ne foto eshte nena e Jusuf Gervalles, gjyshja e Donika Gervalles, e rrethuar nga ushtaret e Brigades 131 “Jusuf Gervalla”.
Brigade kjo qe e udhehoqen Ramush e Daut Haradinaj.
Donika Gervalla dje ne Peje ju tha Ramushit e Dautit se jane bandite qe sundonin Pejen me bandat e tyre.
Por, ne fakt kjo “bande” kujdesej per gjyshen e Donika Gervalles, kur ajo shetiste sokaqeve te Gjermanise.
E shihni o shqiptare te dashur cfare fundrrine eshte Donika Gervalla.
Ikni, largohuni nga keta njerez pa atdhe.