Banderolat dëmtojn importuesit e duhanit dhe alkoolit

20.04.2015 20:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Banderolat dëmtojn importuesit e duhanit dhe alkoolit

Zvarritja e procedurave për shpalljen e fituesit të tenderit për furnizim me banderola për alkool dhe duhan, ka bërë që Dogana e Kosovës të operojë me rezerva.

Kjo pasi OSHP-ja për disa muaj e ka në shqyrtim ankesën e njërit nga ofertuesit në këtë tender. Nga kjo situatë po pësojnë importuesit e duhanit dhe alkoolit, pasi sipas tyre kjo zvarritje po i hap rruga importit ilegal dhe kontrabandës.

Furnizimi me banderola për alkool dhe duhan, pesë muajt e fundit është duke u bërë nga rezervat e Doganës. Zyrtarët doganorë thonë se banderola rezervë ka më së shumti edhe për dy muaj. Kjo gjendje ka ardhur pasi kontrata për furnizim me këto banderola ka skaduar vitin e kaluar. Ndërsa Organi Shqyrtues i Prokurimit tani e ka në shqyrtim këtë tender të shpallur në dhjetor të vitit të kaluar, pasi njëherë e kishte kthyer në rivlerësim.

Adriatik Stavileci – Zëdhënës i Doganës ka thënë se”komisioni i cili është themeluar për vlerësimin e këtij tenderi ose kësaj procedure e ka dhanë mendimin e vet dhe ne e kemi dhanë mendimin tonë dy herë, ne kemi zgjedh fitues dy herë me procedurë shumë të rregullt një kompani e cila ka qenë më e lira, por sidoqoftë OSHP- ja është një organ më i lartë se dogana sa i përket fushës së prokurimit dhe gjithmonë vendimi i tyre është më profesional.

Në bazë të ofertave që i ka siguruar RTK-ja, fitues i tenderit ishte shpallur një kompani angleze, e cila për furnizimin me banderola për duhan dhe alkool, për një vit kishte dhënë çmimin 430 mijë e 900 euro.

Por, kompania tjetër gjermane ishte ankuar, ndonëse oferta e saj për të njëjtin furnizim ishte 1 milion e 88 mijë euro. Po kjo shumë ishte korrigjuar dhe caktuar nga Komisioni i Doganës, pasi që ishin vërejtur gabime në llogaritje nga kompani.

OSHP e ka pranuar ankesën e kompanisë gjermane dhe e ka rikthyer në rivlerësim këtë tender. Por, edhe në rivlerësim, kompania angleze shpallet fituese. Edhe pas kësaj faze sërish në OSHP ishte ankuar kompania gjermane.

Për kryetarin e Shoqatës së Importuesve të Duhanit, kjo situatë është e çuditshme derisa bëjnë të ditur se po dëmtohen si biznese.

Ramadan Kelmendi – Kryetar i Shoqatës së Importuesve të Duhanit ” Dogana e ka bërë një përzgjedhje korrekte e ka përzgjedh tenderuiesn që i ka prodhuar edhe më herët banderolat, dhe me çmim që normal është shumë më i kapshëm, kështu që të gjithë importuesit vitin e kaluar kanë paguar afërsisht 400 mijë euro që kem paguar tash nëse përzgjidhet ofertuesi I dytë që është e çuditshme që po e pranojnë qe dy herë ankesat e tij, kostoja e kompanive importuese do të shkon deri në 1 milion e 100 mijë euro”.

Kelmendi thotë se banderolat që marrin nga rezervat e doganës nuk janë të mjaftueshme dhe se sipas tyre nëse nuk do të zgjidhet kjo çështje atëherë do t’i hapet rruga importit ilegal dhe kontrabandës.
E OSHP nëpërmjet një përgjigjeje elektronike ka thënë se ankesa e operatorit ekonomik lidhur me tenderin e lartë përmendur, është në procesin e shqyrtimit konform dispozitave të LPP-së, prandaj ata shprehen se nuk mund të paragjykojnë lidhur me rezultatin përfundimtar të procesit të vendimmarrjes nga ana e OSHP-së.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës

Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

Haradinaj godet pushtetin: Ditën shesin patriotizëm, e natën punojnë për Serbinë

Haradinaj godet pushtetin: Ditën shesin patriotizëm, e natën punojnë për Serbinë

Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë

Haxhiu u dorëzon dekretet e shtetësisë Joe dhe Shirley DioGuardit

Haxhiu u dorëzon dekretet e shtetësisë Joe dhe Shirley DioGuardit

Haxhiu: Kosova do të vazhdojë të qëndrojë përkrah Ukrainës

Haxhiu: Kosova do të vazhdojë të qëndrojë përkrah Ukrainës

“50 plumba kallashnikovi”, detaje të reja nga ekzekutimi i babë e bir në Dukagjin të Shkodrës

“50 plumba kallashnikovi”, detaje të reja nga ekzekutimi i babë e bir në Dukagjin të Shkodrës

QKUK jep detaje për tragjedinë në Malishevë: 25-vjeçarja arriti pa shenja jete, 26-vjeçari në gjendje shumë të rëndë

QKUK jep detaje për tragjedinë në Malishevë: 25-vjeçarja arriti pa shenja jete, 26-vjeçari në gjendje shumë të rëndë

“Zyrtarët e shtetit shkuan në Serbi pas Banjskës”, Ramadani kërkon veprim nga Kurti: Prita që e largoni menjëherë Rizvanollin

“Zyrtarët e shtetit shkuan në Serbi pas Banjskës”, Ramadani kërkon veprim nga Kurti: Prita që e largoni menjëherë Rizvanollin

Sindikata e Re e KEK-ut proteston të mërkurën në tri divizione në solidarizim me familjet e punëtorëve të vdekur

Sindikata e Re e KEK-ut proteston të mërkurën në tri divizione në solidarizim me familjet e punëtorëve të vdekur