Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, sot ka bërë thirrje për kthim të qetësisë në Maqedoni, pasi nga dhuna janë vrarë 22 vetë, përfshirë 8 policë.
Ishte kjo dhuna më vdekjeprurëse në Maqedoni prej konfliktit etnik të vitit 2001, raporton AFP.
Në deklaratën e tij, Ban Ki-moon, tha se ishte i alarmuar nga përleshjet në qytetin verior Kumanovë dhe ka kërkuar nga të gjitha palët, që të “bashkëpunojnë për ripërtritjen e qetësisë dhe për hetimin e plotë të ngjarjeve në mënyrë objektive dhe transparente”.
Mëtutje, ai ka këtkruar që të involvuarit të tregojnë “përmbajtje maksimale dhe t’i shmangen retorikës ose aksioneve që mund të përshkallëzoj në tensione të mëtejshme”.