Bamirësi apo “shpëtim” nga paratë e pa ligjshme – 36 mijë euro gjenden në dhomën e rrëfimit në një kishë në Romë

E publikuar: 09/06/2018 00:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një shumë e madhe parash, 36 mijë euro kesh, të paketuara në dy zarfe janë lënë në dhomën e rrëfimit në një kishë në Itali pak metra larg nga San Pietro, Santa Maria delle Grazie në Fornaci në Romë.

Dhe gjetja e parave ka hapur një mister ende pa zgjidhje. Midis hipotezave, si ajo e një bamirësi anonim, është se dikush donte të shpëtonte nga paratë e paligjshme.

Paratë u ndanë me kujdes në 18 pako prej 2 mijë eurosh, të përbëra ekskluzivisht nga 50 kartëmonedha euro.

Policia tatimore tani po verifikon origjinën e kartëmonedhave dhe ka nisur monitorimin e imazheve të kamerave të vëzhgimit, në mënyrë që të kuptojnë nëse paratë janë lënë nga “një bamirës që donte t’ua dhuronte këto para kishës ose dikush që donte të hiqte dorë nga to”, ndoshta sepse janë rezultat i vjedhjeve apo plaçkitjeve të kryera kohët e fundit në qytet.

Vetëm një javë më parë, të premten, u grabit një arkë e tërheqjes së parave, prej një milion e gjysmë eurosh.

Ndërkohë, 36 mijë eurot janë konfiskuar dhe do t’i paguhen Fondit të Vetëm të Drejtësisë. /gsh/