Balotelli nuk di të përmirësohet: Kjo është budallakia e tij e fundit (FOTO)

E publikuar: 08/04/2015 18:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Italiani, Mario Balotelli assesi t’i përmirësojë sjelljet e tij.

Ylli italian, Mario Balotelli, nuk pranoi të udhëtonte me Liverpoolin për sfidën kundër Arsenalit në Londër.

Ai u ankua në dhimbje në gju dhe e vlerësoi të rrezikshëm një udhëtim në Londër.

Gjithsesi, ai nuk e pati problem që në mbrëmje të dilte dhe të festonte në një klub nate. The Sun raporton madje se Balotelli mori skenën për të vallëzuar.

Mbetet të shihet nëse do ta dënojë italianin trajneri i tij, Brendan Rodgers.