Balotelli i thërret mendjes, arrin në qendrën stërvitore të Nices para gjithë shokëve të skuadrës

E publikuar: 25/09/2018 15:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Duket se Mario Balotelli dëshiron të rikthej formën më të mirë pas kritikave të madhe.

Italiani mungoi në një pjesë të madhe të përgatitjeve para-sezonale me Nicen pasi ishte në bisedime me Marseillen.

Nga kjo dhe mungesa e përgatitjes ai është lënë në bankën rezervë nga trajneri Patrick Vieera në këtë fillim sezoni.

Por, pasi Nice nuk e ka filluar sezonin mirë dhe Balotelli është duke u përpjekur që të rikthej formën, gjërat pritet të ndryshojnë.

Raportet se ‘Super Mario’ në javët e fundit ka arritur në qendrën stërvitore në orën 7:30 të mëngjesit, para gjithë shokëve të skuadrës.

Ndeshja e ardhshme e Nices është kundër Nantes dhe të gjithë duan të shikojnë Balotellin nga minuta e parë.

Vlen të theksohet se nga gjashtë ndeshjet e para, italiani ka luajtur vetëm në dy ndeshje, ku përveç dy kartonëve të verdhë nuk ka arritur të bëjë ndonjë gjë tjetër. /Telegrafi/