Balotelli drejt operacionit, rikthehet në 2016-n

E publikuar: 11/11/2015 11:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Edhe pse po mungon prej më shumë se një muaji për Mario Balotellin nuk parashikohet një rikthim i shpejtë në fushë. Problemet në ijë nuk po kalojnë ende dhe SuperMario mund ti nënshtrohet një operacioni për të zgjidhur përfundimisht këto probleme. Pas vizitës që kreu në Copenhagen sulmuesi i Milanit do tu nënshtrohet në ditët e ardhshme të tjera kontrolleve mjekësore përpara se të vendosë nëse do të operohet apo jo. Ndërhyrja kirurgjikale e Balotellit nëse ndodh mund të zhvillohet që javën e ardhshme. Ky operacion mund ta mbajë jashtë fushave të futbollit 25-vjecarin deri në përfundim të këtij viti me Supermarion që mund të vendoset sërish në dispozicion të trajnerit Sinisa Mihajlovic , pas pushimeve të Krishtlindjes.

Kanë arritur në 45 ditët që Balotelli po qëndron në bokse për shkak të problemeve me pubalgjinë. Terapitë e shumta që ka kryer sulmuesi gjatë kësaj periudhe nuk kanë dhënë frytet e duhura dhe tashmë Balotelli duhet të ndjekë një tjetër rrugë. Të Martën në shtëpinë e Milanit ka patur një tjetër mbledhje ku është diskutuar më shumë rreth ndërhyrjes kirurgjikale që pritet të kryejë Balotelli. Kuqezinjtë për këtë cështje janë në bisedime edhe me Liverpoolin, klubin që ka në pronësi kartonin e futbollistit. Do të operohet apo jo e sigurtë është që edhe për disa kohë tifozët e Milanit nuk do të kenë mundësi të shikojnë Mario Balotellin në fushë.