Baloteli provokon Interin: Dua vetëm Milanin

E publikuar: 10/09/2015 00:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mario Balotelli është rikthyer në Itali dhe në prag të derbit të madh mes Milanit dhe Interit, ai ka provokuar zikaltërit.

Ish-sulmuesi i Interit, tashmë lojtar i Milanit ka postuar një foto duke puthur stemën e skuadrës së Milanit.

“Jam krenar që jam tek Milani. Në të mirë apo në të keqe do të jap shpirtin që kuqezinjtë të jenë gjithnjë triumfues. Dashuroj vetëm Milanin dhe fansat e tij, ndaj dhe në derbi do të mundohemi ta nxjerrim Interin të dështuar nga fusha”, shkroi Super Mario.

Mediat italiane e kanë cilësuar si provokim të rëndë për Interin shkrimin e tij.