Balotazhi i çuditshëm në Kllokot, në fletëvotim vetëm një kandidat për kryetar komune

E publikuar: 09/11/2025 13:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Komuna e Kllokotit është e vetmja komunë me shumicë serbe që ka hyrë në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Megjithatë, gara në këtë komunë është vetëm formale, pasi në fletëvotim është vetëm një kandidat.

Kjo pasi kandidati i Unitetit Kombëtar Serb, Sreqko Pasiq u tërhoq nga gara më 3 nëntor dhe i është bashkuar Listës Serbe.

Si rezultat, i vetmi kandidat për kryetar të Kllokotit mbetet Bozhidar Dejanoviq nga Lista Serbe.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri në orën 11:00, të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 320 qytetarë, nga gjithsej 4 mijë e 181 votues sa figurojnë në listë