Ballkani Perëndimor duhet t’i kushtojë vëmendje reformave të brendshme, duke synuar që ta avancojnë rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimit Evropian.
Kjo u tha në tryezën me temë “Ballkani Perëndimor, mes problemve të brendshme dhe integrimit evropian”.
“Secili nga vendet e Ballkanit Perëndimor po përballet me sfidat e saj, por është e rëndësishme që bashkëpunimi të jetë prezent”, ka thënë kryetari i Parlamentit në Mal të Zi, Ivan Brajoviq transmeton lajmi.net
Ai beson se detyrat e Ballkanit Perëndimor janë për ta forcuar sundimin e ligjit, duke shtuar mundësit për integrim, por duke mos harruar zbatimin e reformave dhe investimet në infrastrukturë.
Kryetarja e formumit për marrëdhënie ndërkombëtare të lëvizjes evropiane në Serbi, Jelica Minic beson se problemi kryesor për zbatimin e ngadaltë të reformave është destabilizimi që ka ndodhur nga konfliktet e trashëguara.
“Shkaku i destabilizimit mund të shihet edhe në ndikimin e faktorëve të jashtëm si Rusia, Turqia por edhe Kina. Këto shtete po shfaqen si investitor të konsiderueshme”, tha ajo.
Njejtë mendon edhe kryetari i lëvizjes evropiane në Mal të Zi, Momçillo Raduloviq i cili thekson se në këtë shtet janë investuar nga Kina mbi 800 milionë euro.
Ndikimin e Rusisë e Turqisë e kanë theksuar edhe profesorët e shkencave politike në Zageb, Podgoricë, Beograd dhe vendeve tjera të Ballkanit.

















