Nuk ka anëtarësim në Bashkimin Evropian deri me 2020 për vendet e Ballkanit Perëndimor.
Edhe pse deklarimet që vijnë nga Bashkimi Evropianë, thonë se agjenda evropiane e secilit vend varet veç e veç, kjo nuk duket të jetë e vërtetë sipas profesorëve, Naim Gashi dhe Afrim Hoti.
Gashi shton se Bashkimi Evropian nuk është i gatshëm të pranoj Qipro të reja brenda saj, dhe se nuk është rastësi fillimi i negociatave me Serbinë për anëtarësim nga kapitulli i tridhjetepestë, sepse popujt e Ballkanit janë të shpërndarë në shumë shtete brenda Ballkanit./gt/