Ballkani ka shënuar një nga fitoret më të mëdha të këtij sezoni.
Nën udhëheqjen e trajnerit të ri, boshnjakut Mirsla Karoglan, “Xhebrailat” e fituan derbin si mysafire në Gjilan e Dritës me rezultat 2:3.
Llogaria u hap në minutin e 12-të, kur Bleart Tolaj me një supergol i dha epërsinë skuadrës nga Suhareka.
Kristal Abazaj, i barazoi shifrat në 1:1.
Nënkampioni riktheu epërsinë, duke shënuar dy gola të shpejtë, brenda dy minutave.
Giovanni në minutën e 32-të dhe Hamidi në të 34-tin minut u shtuan në listën e golashenuesve.
Në pjesën e dytë, Abazaj shënoi edhe një gol tjetër, por nuk mjaftoi që ”Intelektualët” të shmangin humbjen.
Me këtë fitore Ballkani merr kreun e tabelës, me 26 pikë, aq sa ka edhe prishtina, derisa Drita renditet në vendin e katërt, me 23 pikë.

















