Për komisionerin për Zgjerim i BE, Oliver Varhelyi, “Ballkani i Hapur” është një mundësi e mirë për rajonin. Në fjalën e tij në Ohër, Varhelyi tha se e sheh këtë nismë si një mundësi të mirë për përshpejtimin e rrugës drejt integrimit në BE.“E marr këtë ftesë si një ftesë që BE të jetë pjesë e këtij procesi.
Dua ta nis me këtë sepse mendoj se Ballkani i Hapur nuk është vetëm e mirë, por është mundësi me të cilët përballet rajoni për dekada. Mund të jetë edhe mundësi për përshpejtimin e rrugës drejt BE.E them këtë sepse kur flasim për BE, martesa apo simbole të tjera, më shumë flasim për procese, për korniza negociuese, non papper e me radhë.
Të jem i sinqertë me ju kjo nuk është interesante, sepse vlerësoj se sekreti kyc është kur do t’i kemi mundësitë e njëjta sic i kanë njerëzit në BE dhe kur do të përjetojmë të gjithë barrierat të eleminohen. Integrimi i vërtetë nis me ekonominë.
Isha I kënaqur që dëgjova për idenë që del nga rajoni. Ata e shpikën këtë ide.Për herë të parë, në tavolinë kishim një plan të madh të investimeve për zgjidhjen e sfidave më të mëdha në rajon. Ne kuptuam se pa bashkëpunim rajonal plani për investime ekonomike nuk do arrijë shumë, nëse në rajon duhet të rrezikohet diploma juaj nëse duhet të punoni në një shtet tjetër, apo biznesni nuk bën tregti si duhet.
Ndaj rajoni e ka këtë potencial dhe vetëm rajoni mund ta bëjë.Vlerësoj së Ballkani I Hapur duhet të vijojë, dhe shohim si nënshkruajnë marrëveshje për të lehtësuar jetët e njerëzve për shkak edhe të luftës në Ukrainë. Duhet të punojmë bashkë e të ndihmojmë njëri tjetrin për ta zgjidhur këtë krizë.
Mendoj se kjo është ardhmëria që mund të krijohet që sot ndaj edhe duhet ta shfrytëzojmë plotësisht.” u shpreh Varhelyi.