Ballkani dhe Kosova Dusseldorf nënshkruajnë kontratë partneriteti

E publikuar: 16/11/2024 20:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një ditë para ndeshjës së Superkupës Kosovë – Diasporë, dy klubet shqiptare që do të luajnë të dielen, kanë nënshkruar një kontratë partneriteti.

Ballkani dhe Kosova Dusseldorf, përmes nënshkrimeve të dy presidentëve të klubeve respektive, Arsim Kabashi dhe Bujar Neziri, u zotuan për t’i kontribuuar zhvillimit të talentëve shqiptarë të futbollit, në Kosovë dhe Diasporë.

Presidentët e dy klubeve, Bujar Neziri nga Kisova Dusseldorf dhe Arsim Kabashi i Ballkanit, duke nënshkruar kontratën e partneritetit

Me anë të kësaj kontrate, kampionët e Kosovës janë zotuar për t’i promovuar talentët e FC Kosova Dusseldorf, duke i dhënë hapësirë brenda skuadrës, e të krijojë kushte optimale për ta.

Nga ana tjetër, klubi shqiptar në Gjermani, ka marr përsipër për ta intensifikuar fushatën e zbulimit të talentëve shqiptarë në diasporë, të cilët më pas do të zhvillohen te skuadra nga Suhareka, njofton Klankosova.tv.

Ndër të tjera, të dy klubet janë dakorduar për të krijuar strategji konkrete për zhvillimin e lojtarëve, pastaj edhe realizimin e projekteve të përbashkëta që promovojnë futbollin në diasporë e rajon.

Ndryshe, ndeshja ndërmjet FC Kosovës dhe FC Ballkanit, zhvillohet të dielen në Dusseldorf, me fillim në orën 14:30.