FC Ballkani ka njoftuar se nesër shitja e biletave për ndeshjen ndaj Viktoria Plzenit në Ligën e Konferencës do të bëhet edhe në Tiranë.
Siç dihet tashmë, kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, më 30 nëntor, shkruan Gazeta Express.
Afër stadiumit do të bëhet edhe shitja e biletave, njoftoi klubi nga Suhareka.
Njoftimi i plotë nga klubi i Ballkanit (pa ndërhyrje):
“Tifozë të dashur,
Biletat nga nesër do të dalin në shitje edhe fizikisht te 𝗸𝗶𝗼𝘀𝗸𝗮 e cila gjendet tek hyrja vip e Stadiumit “ AIR ALBANIA “ – Tiranë .
Biletat do te jenë në shitje nga ora 11:00 deri në ora 19:00.
Faleminderit që i qëndroni besnik Kampionit të Kosovës
Na priftë e mbara!”