Ismail Morina mori mirënjohje nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UҪK-së në Dukagjin.
Gjesti i ballist Morinës në Beograd në ndeshjen Serbi – Shqipëri, ku ai ngriti flamurin kombëtar me hartën e Shqipërisë Etnike i ka dhënë atij një famë të jashtëzakonshme.
“Për kontributin dhe guximin tuaj në aktin atdhetarë duke bërë hartën tonë etnike dhe personalitetet madhore të pavarësisë të flutrojnë nënqiellit të karpatianëve sllavë!”, shkruhej në arsyetimin e dhënies së mirënjohjes.