Ballisti: Ja pse e mbaja alltinë me vete

E publikuar: 07/10/2015 12:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ismail Morina, i njohur si Ballisti, ka zbuluar para Policisë se për çfarë arsyeje e mbante armën pa leje.
Ismail Morina, i njohur ndryshe si “Ballisti”, është arrestuar sot në mëngjes nga policia e Tiranës pasi i është gjetur një armë zjarri pistoletë, e cila ka rezultuar pa leje.

Kurse, sipas policisë shqiptare, Ismail Morina ka deklaruar se armën e mbante për vetëmbrojtje, raporton Sportal.al

“E mbaj këtë pistoletë që pas ndeshjes në Beograd për vetëmbrojtje, se më rrezikohej jeta. Nuk kam asnjë qëllim tjetër”, mësohet të ketë thënë Morina. /Express/