Ballisti: Ideja për dronin erdhi nga një italian

E publikuar: 13/07/2015 23:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ismail Morina-Ballisti ka ringritur dronin e famshëm të 14 tetorit në Beograd.

Por, kësaj radhe droni me flamurin e Shqipërisë së Madhe ka fluturuar mbi malet shqiptare.

Për Digitalb T dhe Dritan Shakohoxhën, Ballisti rimorri kontrollin e dronit.


Droni ne Shqiperi by GazetaExpressTV

Tifozi shqiptar, Ismail Morina-Ballisti, ka folur rreth gjyqit që është hapur në Serbi për të.

Ai foli edhe për kërcënimet nga grupet radikale serbe, teksa ka një porosi për të gjithë: “Pushka top ju boftë”.

Gjithsesi, ai nuk dëshiron t’i neglizhojë gjërat. Ai mendon se maksimumi që mund të dënohet është me disa muaj burg për gjestin e tij.

Pas rikthimit të Ismail Morinës në Kukës, vjen për të momenti më emocionues pas dronit në Beograd.

Ai u rikthye atje ku ka lindur, në Kukës, aty ku e priti babai i tij. Ky i fundit e emocionoi kur i ofroi atij të hipte në qafë, duke u ndjerë krenar për veprimin e tij.

Sikurse në një regji filmi, Ismail Morina-Ballisti tregoi nw Digitalb T ikjen e tij spektakolare nga Beogradi.

Ai tregoi se një tifoz serb e zbuloi atë, madje duke e ofenduar, por ai arriti të ikte me ndihmën e një miku të tij shqiptar nga Shkupi.

Ballisti deklaroi se iku në Kosovë nga vendkalimi te Dheu i Bardhë.

Ismail Morina rrëfen se ideja e tij ishte që droni të fluronte mbi stadium gjatë intonimit të himnit.

Por, një i dehur e vonoi atë në realizimin perfekt të idesë së tij. Kësisoj, ai ngriti dronin e ngriti pa mbaruar pjesa e parë.

Tifozi shqiptar Ballisti rrëfen për gazetarin shqiptar Dritan Shakohoxha në Digitalb T se qëndroi 17 orë pa lëvizur në oborrin e kishës pranë stadiumit të Partizanit.

Ai thotë se vetëm frikë nuk kishte aty. E kishte mendjen te familja, çka ia mundësoi atij të kalonte kohën më lehtë.


Ismail Morina ka rrëfyer se ngritjen e dronit e bëri nga një kishë afër stadiumit të Partizanit.

Ai e mendoi ngritjen e dronit nga objekti i policisë ushtarake në Beograd, pasi nuk kishte shumë informata për të.

Ismail Morina-Ballisti theksoi se nuk dëshiroi t’i ofendonte serbët me dronin dhe flamurin e Shqipërisë së Madhe.

Ai theksoi se ideja e tij ishte të bënte një gjest elegant atje. “Unë doja të bëja diçka pa ofenduar popullin serb”, u shpreh Ballisti.

“E vendosa Ismail Qemalin dhe Isa Boletinin pasi janë figurat më të mëdha të kombit shqiptar”, shtoi tutje tifozi kuqezi.


Ballisti by GazetaExpressTV

Ballisti deklaroi se ideja mbi hedhjen e dronit në Beograd erdhi nga një italian.

“Ai më tha pse nuk përdorni një helikopter me një mesazh denigrues”, thotë Ballisti.

“Për dron vetëm kisha dëgjuar, atje në Afganistan, në ushtri”, shtoi tutje tifozi kuqezi.

Tifozi i flaktë i Kombëtares shqiptare, Ismail Morina-Ballisti, sonte do të rrëfej për ngjarjen që qoi në këmbë gjithë shqiptarët vitin e kaluar.

Më 14 tetor ai ngriti mbi Beograd dronin e famshëm me flamurin e Shqipërisë së Madhe në sfidën Serbi-Shqipëri.

Kjo bëri që ndeshja të ndërprehej, teksa ditë më parë fitorja iu dha Shqipërisë.

Në Digitalb T para Dritan Shakohoxhës, Ismail Morina sonte rrëfen ngjarjen që ngriti në këmbë gjithë shqiptarinë. /Express/


Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/sport/droni-me-flamur-tani-fluturon-mbi-malet-shqiptare-video-114987/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright