Ballisti: Do të jem në “Elbasan Arena”, kam edhe këtë dhuratë për Vuçiqin

E publikuar: 05/10/2015 20:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Tifozi i njohur i kombëtares shqiptare, Ismail Morina, i njohur me emrin Ballisti, ka konfirmuar se do të jetë i pranishëm në stadiumin “Elbasan Arena”, më 8 tetor në ndeshjen Shqipëri – Serbi.

Ballisti nëpërmjet një video të lëshuar në faqen e tij në Facebook, ka konfirmuar prezencën në “Elbasan Arena”, duke treguar edhe biletën.

Ai po ashtu, tregon se ka edhe një dhuratë për kryeministrin serb, Aleksandar Vuçiq.

/Indeksonline/