Balje: Do të votoja për një qeveri të ish-opozitës, por me një kusht

E publikuar: 16/06/2025 12:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputetja boshnjake, Duda Balje, tha se nevojitet vërtetë një marrëveshje “e fortë” për zgjidhjen e ngërçit politik në Kuvend.

Ajo tha se LDK-ja ka bërë “një hap konkret” me propozimin për një qeveri të unitetit.

“Po. Është një prej ideve që konkrete. A është e mirë a është e keqe? Është ide dhe është konkrete. Ata e kanë konkretizuar me 15 pika. A janë të realizueshme a nuk janë, është plan. Ishalla edhe këto dy partitë tjera dalin me një plan konkret edhe mbase ne duhet me vendos cili është më mirë. Bile LDK-ja ka bërë një hap konkret”.

Deputetja tha se do të votonte për një qeveri me partitë e ish-opozitës, por përmendi kushtin e saj për krijimin e një komune boshnjake.

“Po. Unë pata një kërkesë konkrete për një komunë boshnjake, dhe unë ndërkohë fola edhe me opozitën për këtë, e cila është kërkesë nacionale, nuk është e imja apo e partisë dhe unë mora si një dritë të gjelbër. Nëse është në gjendje për të folur më konkretisht, po, unë do ta votojë”, tha Balje.